Ndërlidhjet

Bosnja dënon një imam për rekrutim në IS


Husein Bosniq.
Husein Bosniq.

Një gjykatë boshnjake ka burgosur një klerik mysliman me shtatë vjet burgim për rekrutimin e luftëtarëve vullnetarë, për aktivitete ekstremiste në Siri dhe Irak.

Gjykatësja Amela Huskiq ka thënë se imami Husein Bosniq ka përdorur "shkathtësitë gojore për manipulime" për të joshur besimtarët për t’iu bashkuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS).

Bosniq u dënua në bazë të një ligji të miratuar vitin e kaluar, që për synim ka të frenojë rekrutimin dhe të dekurajojë të rinjtë boshnjakë nga bashkimi me grupet radikale islamike, jashtë vendit.

Në aktgjykimin e parë sipas ligjit të ri, katër persona të tjerë janë dënuar muajin e kaluar për financimin e aktiviteteve terroriste dhe rekrutimin e boshnjakëve për të luftuar në Siri.

Gati gjysma e popullsisë së Bosnjës është myslimane. Policia vlerëson se rreth 200 boshnjakë kanë hyrë në Siri gjatë tre viteve të fundit, prej të cilëve më shumë se 50, më vonë u kthyen në shtëpi, ndërsa rreth 30 të tjerë besohet të jenë vrarë.

XS
SM
MD
LG