Ndërlidhjet

Putin: Do të përkrahim mediat dhe universitetet ruse jashtë vendit


Pamje nga takimi me bashkatdhetarë rusë.
Pamje nga takimi me bashkatdhetarë rusë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Moska do të vazhdojë të mbështesë mediat në gjuhën ruse, jashtë vendit që japin informacione "objektive dhe të ndershme" për Rusinë dhe "arritjet e saj."

Putin tha se informacionet e tilla i ndihmojnë Rusisë që të "forcojë imazhin ndërkombëtar dhe të ushtrojë ndikimin e saj".

Sipas tij, këto informacione do i "thyejnë stereotipet e vjetra dhe paragjykimet" përballë "të gjitha llojeve të propagandës dhe klisheve kundër Rusisë."

Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi në Kongresin Botëror të bashkë-atdhetarëve rusë, që jetojnë jashtë vendit.

Moska do të vazhdojë të mbështesë universitetet ruse për të "forcuar" degët e tyre jashtë vendit “sidomos në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura," tha Putin.

Ai u zotua gjithashtu për të ofruar "kushte të favorshme" për të rinjtë rusë që jetojnë jashtë vendit, për të studiuar në universitetet në Rusi.

Organizatorët e forumit kanë thënë se rreth 400 përfaqësues të diasporës ruse po ndjekin mbledhjen dy-ditore në Moskë.

Sipas faqes së internetit të presidencës ruse, gati 30 milionë rusë jetojnë në 97 vende, duke u bërë kështu ndër katër diasporat më të mëdha në botë.

XS
SM
MD
LG