Ndërlidhjet

Kanada: Femra afgane emërohet ministre


 Maryam Monsef gjatë ceremonisë së betimit.
Maryam Monsef gjatë ceremonisë së betimit.

Një grua afgane, e cila erdhi në Kanada si refugjate, ka bërë sot betimin si ministre e institucioneve demokratike të Kanadasë

Kryeministri Justin Trudeau ka emëruar deputeten Maryam Monsef në kabinetin e tij 31-anëtarësh, duke e bërë atë ministren më të re.

Gruaja, 30-vjeçare, Maryam Monsef ka thënë se ajo është rritur në qytetin perëndimor të Heratit, në Afganistan dhe se kishte humbur babin e saj kur ajo ishte një foshnjë.

Monsef thotë ajo iku nga Afganistani me nënën e saj dhe dy motrat në vitin 1996, ndërsa ajo ishte 11vjeçare.

XS
SM
MD
LG