Ndërlidhjet

logo-print

USAID dhe TEB nënshkruan marrëveshje 1.7 milion dollarëshe


Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes sot.

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes sot.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie, ka qenë i pranishëm me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Autoritetit të Zhvillimit për Kredi, mes Programit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtare (USAID) dhe TEB Bankës, në shumën prej 1.7 milion dollarësh, që do të fokusohet në mënyrë specifike, për fuqizimin ekonomik të gruas.


"Unë kam takuar një numër të grave,pronare të bizneseve në Kosovë, sipërmarrja, inovacioni, dhe aftësitë e tyre, në të bërit biznesit kanë qenë mbresëlënëse. Kosova ka nevojë për më shumë femra që kanë në pronësi biznese të tyre," ka thënë Delawie.

Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur në “Serra Agro”, një biznes në pronësi të grave, e cila tregon se çfarë gratë sipërmarrëse mund të arrijë në Kosovë.

Kjo kompani, e ndihmuar nga USAID, ka zgjeruar me sukses serrat e saj dhe në linjë prodhimi dhe tani punëson nëntë punëtorë.

XS
SM
MD
LG