Ndërlidhjet

Franca shton aktivitetet kundër IS-it


Luftanija Charles de Gaulle
Luftanija Charles de Gaulle

Franca ka bërë të ditur se do të dislokojë luftanijen e saj Charles de Gaulle për të mbështetur operacionet kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Presidenca franceze ka bërë sot njoftimin, pas një takimi të kabinetit të mbrojtjes.

Luftanija do t’iu bashkohet gjashtë avionëve luftarakë Rafale, të stacionuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Franca ka nisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri muajin e kaluar – një vit pasi ka bombarduar grupin ekstremist në Irak.

Franca thotë se avionët e saj kanë kryer 271 sulme në Irak dhe dy në Siri.

XS
SM
MD
LG