Ndërlidhjet

logo-print

Cameron: Ka shumë gjasa për bombë në bordin e avionit rus


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se “inteligjenca dhe informacionet” që janë në dispozicion të qeverisë së tij, sugjerojnë se ka shumë gjasa që në bordin e avionit rus, që është rrëzuar të shtunën në Egjipt, të ketë pasur bombë.

“Nuk e dimë me siguri se kjo ishte një bombë terroriste, por ka mundësi të forta. Në Egjipt po vazhdojnë hetimet. Duhet të shohim rezultatet e tyre”, ka thënë Cameron.

Ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë biseduar të enjten pasdite përmes telefonit.

Avioni i kompanisë Metrojet është rrëzuar më 31 tetor në Gadishullin Sinai të Egjiptit, duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord.

Rusia i ka cilësuar si spekulime të gjitha pretendimet jozyrtare për shkakun e rrëzimit të avionit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë sot se vetëm hetimi zyrtar mund të përcaktojë se çfarë ka ndodhur.

Po sot, kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se është shumë herët të nxirren konstatime për shkakun e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG