Ndërlidhjet

Orban: Mbijetesa e qytetërimit tonë është në rrezik


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se është rrezik nëse Evropa bën përpjekje të zgjidhë problemet e saj demografike dhe ekonomike duke pranuar numër të madh të migrantëve.

“Evropa nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj mbi migracionin, në vend të familjeve”, ka thënë Orban në një konferencë në Budapest.

Orban, i cili kundërshton pranimin e migrantëve ekonomikë në Hungari, ka thënë se Evropa duhet të miratojë politika më të favorshme për familjet dhe të mbështesë të pasurit fëmijë, sepse “mbijetesa e qytetërimit tonë dhe e kulturës sonë është në rrezik”.

Qeveria e Orbanit ka përdorur uljen e taksave, subvencione për strehim dhe stimuj të tjerë për të inkurajuar familjet që të lindin më shumë fëmijë.

Popullsia e Hungarisë ka rënë çdo vit qysh më 1980.

Më 2011, ajo ka rënë nën 10 milionë, për herë të parë qysh më 1960.

Të enjten, Komisioni Evropian ka thënë se tre milionë migrantë pritet të arrijnë në Evropë në periudhën 2015-2017.

Krahu ekzekutiv i BE-së ka thënë se fluksi do të rrisë popullsinë e Bashkimit Evropian për 0.4 përqind dhe prodhimin ekonomik për 0.2 - 0.3 përqind.

Në Evropë këtë vit kanë arritur rreth 760,000 migrantë, shumica nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Afrika.

XS
SM
MD
LG