Ndërlidhjet

Partitë në Maqedoni arrijnë marrëveshje për pikat kontestuese


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Partitë politike në Maqedoni kanë arritur marrëveshje për pikat kontestuese që kanë pasur të bëjnë me qeverinë kalimtare dhe të ashtuquajturin ligj të “bombave”.

Sipas marrëveshjes që ka rezultuar nga bisedimet deri pas mesnatës, parashihet që zv/ministrat të kenë të drejtë të vetos ndaj vendimeve të ministrave lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Propozim/ligji për “bombat” parashikon dënime për mediat vetëm në rast të publikimit të bisedave të përgjuara telefonike që prekin privatësinë, por jo edhe për bisedat ku janë përfshirë politikanët e që vlerësohet se prekin interesin publik.

Për këtë ligj gjithashtu do të kërkohet mendim edhe nga Komisioni i Venecias.

Në bazë të marrëveshjes së arritur parashihet që dy kuadro të LSDM-së opozitare, Oliver Spasovski të emërohet ministër i Punëve të Brendshme dhe Frosina Remensi ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Qeveria e re kalimtare do të zyrtarizohet deri më 15 janar të vitit të ardhshëm ndërsa deri në fund të këtij viti duhet të dorëhiqet kryeministri aktual, Nikolla Gruevski.

Në vend të tij do të emërohet kuadër tjetër nga partia e tij VMRO-DPMNE.

Liderët e partive kanë thënë se marrëveshja e arritur është hap shumë i mirë drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës.

Një takim i ri mes tyre është caktuar për pasdite vonë ku pritet të konkretizohet e gjithë marrëveshja.

XS
SM
MD
LG