Ndërlidhjet

logo-print

BlackBerry vjen me smartfon Android


Ilustrim

Ilustrim

Prodhuesi i telefonave BlackBerry ka lansuar smartfonin e parë me sistemin Android.

Kjo është një qasje e re për kompaninë, e cila la luftuar për të tërhequr konsumatorë në sistemin e saj operativ BB10.

BlackBerry ka thënë se smartfoni i ri Priv u ofron konsumatorëve siguri të përmirësuar në krahasim me rivalët e tjerë Android.

“Një pajisje që përpiqet të adresojë sigurinë në Android është një ide e mirë, por do të ishte edhe më e mirë tre vjet më parë”, ka thënë Francisco Jeronimo, drejtor i kërkimeve në IDC – kompani amerikane që ofron të dhëna për tregun financiar.

BlackBerry ka përjashtuar mijëra punëtorë gjatë viteve të fundit, duke mos mundur të përballojë konkurrencën e fuqishme nga firmat Apple dhe Samsung.

XS
SM
MD
LG