Afganistani thuhet se do të sigurojë katër helikopterë sulmues Mi-25, prodhim rus, nga India.
Burimet në Nju Delhi dhe Kabul kanë thënë se këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Mohammad Hanif Atmar, do të shkojë në kryeqytetin e Indisë në fundjavë për të finalizuar transferimin.
Një burim ka thënë se India ka diskutuar mënyrat për të dërguar helikopterë në Afganistan me komandantin e ushtrisë amerikane në Afganistan, gjeneralin John Campbell.
Afganistani po përballet me një kryengritje të intensifikuar të talibanëve.