Ndërlidhjet

Zëdhënësi i Netanyahut “fyen” Obamën


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të shqyrtojë zëvendësimin e drejtorit të tij të komunikimeve për shkak të komenteve që ka bërë kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe të tjerëve.

Në Facebook, Ran Baratz ka akuzuar Obamën për anti-semitizëm dhe ka thënë se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka “moshë mendore” jo më shumë se një 12-vjeçar.

Netanyahu ka thënë se komentet janë të papranueshme.

Ai do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme për një samit SHBA-Izrael.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se Baratz nuk do ta shoqërojë atë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se komentet e Baratzit në Facebook janë “shqetësuese dhe fyese”.

XS
SM
MD
LG