Ndërlidhjet

logo-print

OKB alarmon për situatën e mediave në Bjellorusi


Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Miklos Haraszti.

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Miklos Haraszti.

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave të njeriut në Bjellorusi i ka bërë thirrje këtij vendi që të angazhohet në reformim të gjerë të qeverisjes së mediave.

Në një raport për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Miklos Haraszti ka thënë se pavarësia e mediave është e pamundur në një sistem me rregulla arbitrare.

Ai po ashtu ka thënë se të gjitha format e shprehjes në internet janë vënë nën kontroll të drejtpërdrejtë të qeverisë.

“Shkeljet e së drejtës së lirisë së shprehjes janë rënduar më tej nga keqtrajtimi sistematik i gazetarëve, të cilët sfidojnë mohimin e së drejtës së tyre”, ka thënë Haraszti.

Bjellorusia udhëhiqet qysh në vitin 1994 nga Alyaksandr Lukashenka, i cili ka fituar mandatin e pestë këtë muaj.

XS
SM
MD
LG