Ndërlidhjet

Turqia arreston 20 militantë të dyshuar të IS-it


Turqi - foto arkivi
Turqi - foto arkivi

Policia turke raportohet se ka arrestuar 20 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant të Shtetit Islamik, në dhe përreth qytetit Antalia.

Raportet nga Turqia thonë se arrestimet janë bërë më 30 tetor.

Dy nga të arrestuarit janë shtetas rusë.

Turqia, e cila është bërë një kanal i madh për militantët që kalojnë në Sirinë fqinje, ka arrestuar dhjetëra të dyshuar në javët e fundit.

Turqia fajëson militantët e Shtetit Islamik për sulmet në Ankara, muajin e kaluar, në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 veta.

XS
SM
MD
LG