Ndërlidhjet

Franca rikthen kontrollin kufitar për një muaj


Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se vendi i tij do të vendosë kontrollin kufitar për një muaj, për shkak të një konference të madhe të OKB-së për klimën, që do të mbahet në Paris.

Cazeneuve ka thënë se kontrollet janë pjesë e masave të mëdha të sigurisë rreth konferencës që do të nisë më 30 nëntor dhe do të mbarojë më 11 dhjetor.

Autoritetet janë në gatishmëri për protesta të dhunshme, si dhe për sulme potenciale terroriste.

Në Francë, në muajin janar, ekstremistët islamikë kanë vrarë 12 persona në dhe përreth Parisit.

XS
SM
MD
LG