Ndërlidhjet

logo-print

Terziq: Situata në Kosovë, “e ngjashme” me atë në Palmira


Ambasadori i Serbisë në Rusi, Sllavenko Terziq.

Ambasadori i Serbisë në Rusi, Sllavenko Terziq.

Ambasadori i Serbisë në Rusi, Sllavenko Terziq, ka krahasuar situatën në Kosovë me veprimet e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri.

Duke folur për televizionin rus, Rossia 24, Terziq ka bërë thirrje kundër pranimit të Kosovës në agjencinë për kulturë të OKB-së, UNESCO.

“E gjithë bota është shokuar kur ka parë Shtetin Islamik duke shkatërruar Palmirën në Siri. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kosovë, absolutisht e njëjta. Në muret e manastireve tona lihen shumë grafite që thonë se Shteti Islamik qëndron prapa tyre”, ka thënë Terziq.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar muajin e kaluar për të rekomanduar Kosovën si shtet anëtar, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Serbia.

Oferta e Kosovës për anëtarësim do t’i nënshtrohet votimit final në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s më 9 nëntor.

XS
SM
MD
LG