Ndërlidhjet

Lukashenka betohet edhe për një mandat


Presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenka, është betuar për mandatin e pestë presidencial.

“Betohem se do t’i shërbej popullit të Republikës së Bjellorusisë, do të respektoj dhe mbroj të drejtat dhe liritë civile, do të mbroj Kushtetutën e Bjellorusisë dhe do t’i përmbush detyrimet solemnisht dhe me ndershmëri”, ka thënë Lukashenka.

Lukashenka, i cili udhëheq ish-republikën sovjetike që 21 vjet, ka fituar mandatin e pestë në zgjedhjet e muajit të kaluar me 83.5 përqind të votave.

Monitoruesit perëndimorë kanë thënë se zgjedhjet nuk kanë qenë as të lira, as të drejta.

XS
SM
MD
LG