Ndërlidhjet

logo-print

Beogradi kërkon që për UNESCO-n të dsikutohet në Bruksel


Tomisllav Nikolliq, foto nga arkivi

Tomisllav Nikolliq, foto nga arkivi

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të bëjë çmos që më 9 nëntor, për kur edhe është paralajmëruar diskutimi në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris për anëtarësimin e Kosovës, që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet dhe që për këtë çështje bisedimet të zhvendosen në Bruksel.

Të paktën, kështu ka thënë këshilltari i presidentit serb për politikë të jashtme, Ivan Mrkiq, të cilin e citojnë mediat në Serbi.

“Delegacioni ynë, me ndihmën e një apo më shumë delegacioneve të tjera, do të propozojë që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet, sepse ky do të ishte një qëndrim më i arsyeshëm për të gjithë rajonin. Ne mendojmë fuqishëm se për këto çështje duhet biseduar në Bruksel, atje edhe e kanë vendin”, ka thënë Mrkiq, në një takim me gazetarët në Beograd.

Beogradi ka nisur një fushatë zyrtare “Jo Kosovës në UNESCO” dhe në këtë kuadër, këshilltarja tjetër e presidentit serb, Stanisllava Pak Stankoviq, ka thënë se në bashkëpunim me televizionin shtetëror serb, RTS, është xhiruar një dokumentar “E vërteta”, të cilin e ka marrë përsipër ta ritransmetojë edhe televizioni shtetëror rus, “Russia Today”.

XS
SM
MD
LG