Ndërlidhjet

Moska kritikon ashpër revistën "Charlie Hebdo"


Charlie Hebdo, foto arkivi
Charlie Hebdo, foto arkivi

Rusia ka kritikuar fuqishëm revistën franceze Charlie Hebdo, pasi publikoi karikatura mbi avionin rus që u rrëzua në Sinai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 6 nëntor se Moska i sheh këto karikatura si “blasfemi”, porse nuk do të bëjë ankesë zyrtare.

Televizioni shtetëror rus i ka dhënë mbulim të gjerë karikatura, duke kritikuar ashpër publikimin e tyre.

Në njërën prej karikaturave, shihen mbetje të avionit dhe të njerëzve mbi një militant të Shtetit Islamik, me përshkrimin: “IS: Aviacioni rus po intensifikon bombardimet”, dukeiu referuar kështu fushatës ajrore ruse në Siri.

Avioni rus u rrëzua më 31 tetor në gadishullin Sinai të Egjiptit, duke lënë të vrarë kështu të 224 personat në bord.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se një mjet shpërthyes brenda avionit mund të ketë nxitur rrëzimin e tij.

XS
SM
MD
LG