Ndërlidhjet

logo-print

Pejë: Pesë nxënës të lënduar nga shpërthimi i ngrohjes qendrore


Ilustrim

Ilustrim

Si pasojë e shpërthimit të gypave të ngrohjes në shkollën fillore “Dardania” në Pejë, pesë nxënës u lënduan, dy prej të cilëve u dërguan në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas një komunikatë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, thuhet se sot rreth orës 11: 30, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë paraqitur në urgjencë 5 nxënës të një shkolle si pasojë djegieve që kanë marrë nga pëlcitja e gypave të ngrohjes qendrore të shkollës”.

“Dy nga ata me djegie 30%, janë nisur për në QKUK për trajtim të mëtejmë përderisa tre të tjerë janë pranuar për mjekim të mëtejmë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në repartin e kirurgjisë, dhoma e fëmijëve. Urgjenca e Spitalit kishte të gjitha medikamente dhe materialin tjetër të nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG