Ndërlidhjet

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka arritur në Berlin, për të zhvilluar bisedime me homologët e tij nga Gjermania, Franca dhe Ukraina, mbi konfliktin në lindje të Ukrainës.

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetut nga Rusia, kanë lënë të vdekur mbi 7,900 persona që nga muaji prill i vitit 2014.

Një armëpushim i arritur në muajin shtator vazhdon të respektohet, ndonëse me shpërthime sporadike të dhunës.

Ministria e jashtme gjermane ka thënë se tërheqja e armatimit të rëndë është një nga masat e mundshme që do të mund të shqyrtohej në takimin e 6 nëntorit, duke përdorur si model zbatimi tërheqjen e deritashme të artilerisë së kalibrit më të vogël.

XS
SM
MD
LG