Ndërlidhjet

Arrestohet shtetasi gjerman nën dyshimet për terrorizëm


Autoritetet gjermane kanë njoftuar se kanë arrestuar një 31 vjeçar në aeroportin e Munichut, nën dyshimet se është kthyer në vend pasi kishte luftuar për grupin militant Shteti Islamik në Siri.

Prokurorët federalë thanë se Ali R. i identifikuar vetëm si shtetas gjerman nga rajoni i Berlinit, është arrestuar të premten mbi dyshimet për anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste.

Ai akuzohet se ka udhëtuar në dhjetor të vitit 2014 në Siri, për të luftuar përkrah IS-it. Atje dyshohet të ketë shërbyer në një cilësi administrative, të paktën deri në maj të vitit 2015, duke u marrë kryesisht me arritjen e rekrutëve të ri.

XS
SM
MD
LG