Ndërlidhjet

Kryeministri në largim rumun paraqitet në gjykatë


Viktor Ponta, para gjykatës, 6 nëntor
Viktor Ponta, para gjykatës, 6 nëntor

Kryeministri në largim i Rumanisë, Viktor Ponta, është paraqitur sot para gjykatës, për akuza korrupsioni.

Ponta u paraqit në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, për një seancë paraprake, nën dyshimet për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, që datojnë që nga viti 2007 deri në vitin 2011, kur ishte duke punuar si avokat.

Ponta, 43-vjeçar, i cili u bë kryeministër në vitin 2012, dha dorëheqjen nga posti më 4 nëntor, pas një zjarri në një klub nate në Bukuresht, që la të vdekur 32 persona.

Dorëheqja e Pontas ka dështuar për të ndaluar protestat.

Rreth 10 mijë demonstrues kanë dalë në rrugët e Bukureshtit, pak orë pas dorëhëheqjes së tij, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe reforma ekonomike.

XS
SM
MD
LG