Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës dënon sulmin me vezë ndaj ministrit të drejtësisë


Ko
Ko

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dënuar ashpër ashpër sulmin ndaj ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të kryer të premten nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një komunikatë për opinion, qeveria vlerëson se "veprimet e tilla të dhunshme, rrezikojnë shëndetin dhe dinjitetin e përfaqësuesve të institucioneve legjitime të Kosovës dhe kanë për synim të frenojnë progresin dhe proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës".

Lëvizja Vetëvendosje ka qëlluar me vezë zotin Kuçi, duke e akuzuar atë se "po fal territorin e Kosovës", duke iu referuar marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Ky akt i ulët, i kryer në ditët kur Republika e Kosovës, pas nënshkrimit të MSA-së është në prag të anëtarësimit në UNESCO dhe pret liberalizimin e vizave, dëshmon përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të penguar dhe pamundësuar realizimin e interesave madhore të Kosovës, duke përfshirë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së", thuhet mes tjerash në reagimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG