Ndërlidhjet

Vuçiq: Askush në BE nuk i bën trysni Prishtinës


Aleksandar Vuçiq, foto arkivi
Aleksandar Vuçiq, foto arkivi


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se nuk pret nga Bashkimi Evropian kurrfarë trysnie mbi Prishtinën, për të respektuar marrëveshjen e Brukselit, për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

“Sikundër e keni parë, askush në BE nuk merakoset dhe nëse e pyesni dikë, përgjigja e secilit në BE është e njejtë – “do të bëhet, ata tash janë në krizë”. Dhe ju mund vetëm mund të thoni – “në rregull, do të bëhet””, u ka thënë gazetarëve Vuçiq.

Sipas tij, askush në BE nuk ka përgjigje në pyetjen “pse lejohet që Prishtina të mos i përmbushë parakushtet e marrëveshjes së Brukselit”.

Marrveshja për Asociaconin, është dërguar nga presidentja e Kosovës, Atifete jahjaga, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për interpetim.

Ky veprim i presidentes ka pasuar kundërshtimin e ashpër të forcave politike në opozitë të Kosovës, të cilat marrëveshjen e cilësojnë si të dëmshme për integritetin territorial të Kosovës.

XS
SM
MD
LG