Ndërlidhjet

Gjermania thotë se shqiptarët nuk kanë nevojë për azil


Thomas de Maiziere.

Thomas de Maiziere.


Ministri i brendshëm i Gjermanisë ka kërkuar nga shqiptarët që të mos shkojnë në Gjermani, për të kërkuar azil politik, pasi pretendimet e tyre janë konsideruar të pabaza dhe ato do të refuzohen, raporton AP.

Thomas de Maiziere ka shprehur "shqetësim të madh" për faktin se rreth 50.000 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani këtë vit, që është grupi i dytë, pas migrantëve sirianë.

Gjatë një vizite në Shqipëri, Maiziere ka thënë se shqiptarët imigrojnë në Gjermani për të kërkuar punë dhe për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës.

De Maiziere tha se të gjitha kërkesat do të refuzohen, me një proces të përshpejtuar, tri javë, pasi Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve të sigurta.

"Nuk ka asnjë arsye për shqiptarët për të kërkuar azil politik," tha ai.

"Vendi i tyre është demokratik."

XS
SM
MD
LG