Ndërlidhjet

Lavrov thotë se marrëveshja e Minsk-ut duhet të shtyhet


Pamje nga takimi i sotëm.
Pamje nga takimi i sotëm.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se është e qartë se afatet për reformat politike në Ukrainë, sipas marrëveshjeve së Minsk-ut, duhet të shtyhen, në vitin 2016.

Lavrov i bëri këtë deklarata pas takimit në Berlin, me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, dhe Ukrainës, të cilët janë mbledhur për të diskutuar hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund konfliktit të Ukrainës.

Në takimin e zhvilluar, të gjithë ishin dakord se zbatimi i planit të paqës ka qenë më i ngadalshëm, në konfliktin ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur, nga Rusia.

Nga konflikti janë vrarë më shumë se 7,900 persona, që nga prilli i vitit 2014.

Konflikti gjithashtu ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, i cili akuzon Kremlinin se ka një rol të drejtpërdrejtë ushtarak në konflikt.

Rusia vazhdon të mohojë se ajo po dërgon trupa dhe armatim në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG