Ndërlidhjet

logo-print

Obama refuzon ndërtimin e tubacioneve SHBA- Kanada


Foto ilustruese

Foto ilustruese


Administrata e presidentit Barack Obama ka refuzuar tubacionin e naftës, Keystone XL, projekt ky, që ka ndarë grupet e interesit që lidheshin me naftës dhe ambientalistët, për më shumë se shtatë vjet, raporton Reuters.

Obama ka thënë që ky projekt nuk sjell përfitime afategjate për ekonominë amerikane.

Keystone XL parashihej të lidhte rrjetet ekzistuese të tubacioneve të naftës, në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara për të sjellë më shumë se 800.000 fuçi në ditë,të naftës së papërpunuar.

Kompania kanadeze, TransCanada Corporation, që kishte shpresuar për ndërtimin e tubacionit, kishte kërkuar për herë të parë më 2008, lejen nga presidenti, për pjesën ndërkufitare.

XS
SM
MD
LG