Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Arrestohet ish ministrja e drejtësisë


Olena Lukash.

Olena Lukash.

Një gjykatë në Ukrainë ka urdhëruar arrestimin e ish-ministres së drejtësisë Olena Lukash, për akuza për korrupsion.

Ky urdhër –arrest vjen vetëm një ditë pasi ajo u arrestua në lidhje me një hetim, për të shtënat vdekjeprurëse që kanë ndodhur në qendër të Kievit, në shkurt të 2014-ës.

Akuzat kundër Lukash përfshijnë shpërdorimin e fondeve të shtetit me vlerë rreth 2,5 milion dollarë, si dhe falsifikim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokurori Vladislav Kutsenko ka thënë se, Lukash nuk ishte duke u akuzuar në lidhje me të shtënat në vitin 2014, gjatë protestave të opozitës, që rrëzuan qeverinë pro-ruse, të presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviç.

Megjithatë, Kutsenko ka thënë se Lukash ishte marrë në pyetje si dëshmitar në këtë rast.

Më shumë se njëqind njerëz u vranë në sheshin qendror të Kievit - i njohur si Sheshi Maidan.

XS
SM
MD
LG