Ndërlidhjet

logo-print

Kosova kalon pragun e vlerësimit të MCC-së


Atifete Jahjaga.

Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se Kosova ka kaluar pragun për t’u kualifikuar për asistencë nga Korporataamerikane e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

“Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që demonstron progres të theksuar në performancën e politikave si liritë ekonomike, qeverisja e drejtë dhe demokratike dhe investimi në qytetarët e saj.”

Presidentja Jahjaga ka theksuar se rezultatet e MCC-së “njohin angazhimin e Kosovës për të përmirësuar politikat në shumë fusha, veçanërisht në adresimin e korrupsionit.

Sipas "Treguesve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, "Kosova këtë vit ka përmirësuar kontrollin e korrupsionit për 16% krahasuar me vitin e kaluar.”

“Zyra e Presidentes do të vazhdojë përpjekjet për kualifikimin e Kosovës për programin e asistencës, deri në vendimin përfundimtar i cili do të merret në dhjetor të këtij viti në takimin e Bordit të MCC-së, që udhëhiqet nga sekretari amerikan i Shtetit John Kerry,” thuhet në njoftim.

MCC është një agjenci qeveritare amerikane e asistencës së jashtme e themeluar nga Kongresi në vitin 2004. Përzgjedhja e shteteve që përfitojnë nga asistenca e MCC-së bazohet në një proces rigoroz që mat progresin e arritur në 20 indikatorë të pavarur dhe objektivë, në fushat si liritë ekonomike, të drejtat demokratike, kontrolli i korrupsionit, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe investimit në njerëz.

XS
SM
MD
LG