Ndërlidhjet

Takim historik i presidentëve të Kinës dhe Tajvanit


Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe presidenti i Tajvanit, Ma Ying-jeou, (majtas)
Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe presidenti i Tajvanit, Ma Ying-jeou, (majtas)

Presidentët e Kinës dhe Tajvanit janë përshëndetur me shtrëngim duarsh, në fillim të samitit të parë ndërmjet liderëve të dy vendeve në 60 vitet e fundit.

Takimi i mbyllur njëorësh ndërmjet presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe atij të Tajvanit, Ma Yin-jeou, është mbajtur sot në Singapor.

Duke folur në fillim të takimit, presidenti Xi tha se Kina dhe Tajvani ishin “një familje” dhe nuk mund të ndahen.

Presidenti Ma tha se është i përkushtuar për promovimin e paqes në gjithë Tajvanin, duke theksuar se raportet duhet të mbështeten në sinqeritet, mençuri dhe durim.

Shpallja për mbajtjen e këtyre bisedimeve ka shkaktuar debate në Tajvan dhe protesta kundër Kinës.

Republika Popullore e Kinës pretendon se ka sovranitet ndaj Tavanit, prej përfundimit të luftës civile në vitin 1949 dhe ndërmjet dy vendeve ende nuk ekzistojnë marrëdhënie direkte diplomatike.

XS
SM
MD
LG