Ndërlidhjet

SHBA: Ish-ministri rus gjendet i vdekur në hotel


Mikhail Lesin
Mikhail Lesin

Ish-ministri për shtyp i Rusisë, Mikhail Lesin, që dikur e udhëhiqte gjigantin medial, Gazprom-Media, të kontrolluar nga shteti, ka vdekur nga sulmi në zemër në Uashington, kanë raportuar mbrëmë mediat.

Duke i cituar zyrtarët rusë dhe amerikanë, ABC News ka raportuar se Lesin ishte gjetur pardje, i vdekur brenda dhomës së hotelit në hapësirën Dupont Circle të Uashingtonit.

Rrjeti televiziv në gjuhën angleze, Russia Today, i njohur edhe me shkurtesën RT, të cilin thuhet se e ka krijuar i ndjeri Lesin, duke u bazuar në anëtarët e familjes ka raportuar se ky person tejet i pasur dhe këshilltar për një kohë të gjatë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka vdekur nga sulmi në zemër.

Agjencia TASS dhe ABC kanë raportuar se policia nuk ka gjetur shenja të ndonjë akti kriminal, por kanë filluar hetimet formale lidhur me vdekjen e tij.

Disa ligjvënës amerikanë e kishin akuzuar të ndjerin Mikhail Lesin, që ishte ministër i shtypit i Rusisë në periudhën 1999 – 2004, për censurë të mediave të pavarura në Rusi.

Një senator amerikan, para 11 muajve ka kërkuar nga Departamenti amerikan i drejtësisë që të zhvilloj hetime nëse Lesin ka shfrytëzuar fonde ilegale për të blerë disa shtëpi në territorin në Los Anxhelos, për miliona dollarë.

XS
SM
MD
LG