Ndërlidhjet

Astronautët amerikanë në shëtitje maratonike në hapësirë


Astronauti Scott Kelly gjatë shëtitjes inspektuese jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë
Astronauti Scott Kelly gjatë shëtitjes inspektuese jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë

Dy astronuatë amerikanë, Scott Kelly dhe Kjell Lindgren, mbrëmë i kanë kaluar afro tetë orë në shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, pasi ka pasur rrjedhje të gazit të rrezikshëm të amoniakut nga sistemi i ftohjes, ka thënë Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA.

Kjo rrjedhje, që ka ndodhur gjatë rimbushjes së sistemit të ftohjes, nuk paraqiste rrezik për astronuatët dhe nuk ishte e domosdoshme që ata të dekontaminoheshin para se të ktheheshin në stacion, ka thënë komentatori i misionit të agjencisë NASA, Rob Navias.

Kjo ishte shëtitja e 190-të në historinë tashmë 15 vjeçare të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Shëtitjet e tilla, që bëhen për përgatitjen e stacionit kozmik për pranimin e anijeve të reja të gjithësisë, priten të vazhdojnë vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG