Ndërlidhjet

Egjipt: Partnerët i kanë injoruar thirrjet për luftimin e terrorit


Të afërmit e një udhëtareje që ka humbur jetën në aeroplanin rus qajnë para varrit të saj
Të afërmit e një udhëtareje që ka humbur jetën në aeroplanin rus qajnë para varrit të saj

Egjipti i ka kritikuar partnerët e vet të jashtëm për injorimin e thirrjeve për tu “marrë më seriozisht” me terrorizëm, pas raporteve që sugjerojnë se militantët e Shtetit Islamik, ndoshta e kanë rrëzuar aeroplanin rus të udhëtarëve, para një jave në Gadishullin Sinaj.

Ministri i jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, tha sot se përhapja e terrorizmit “nuk ka kaluar nëpër shumë palë, të cilat tash janë të ekspozuara dhe të cilat aktualisht po punojnë për interesat e shtetasve të tyre, për tu ballafaquar me këtë rrezik”.

Sipas tij, sugjerimet e inteligjencës perëndimore se tragjedia, në të cilën janë vrarë të 224 udhëtarët, shumica prej tyre shtetas të Rusisë, ishte shkaktuar nga bomba, “nuk është ndarë me agjencitë e sigurimit të Egjiptit”.

XS
SM
MD
LG