Ndërlidhjet

Egjipt: Ende pa konkluzione për rrëzimin e aeroplanit


Fotografia e dy udhëtarëve që u vranë në aeroplanin në Egjipt
Fotografia e dy udhëtarëve që u vranë në aeroplanin në Egjipt

Incizimi i zërit në kabinën e pilotëve të aeroplanit rus të udhëtarëve, që u rrëzua në Gadishullin Sinai të Egjiptit, para një jave, e ka regjsitruar një zhurmë në sekondat e fundit të incizimit, tha sot shefi i Komitetit të hetimeve të Egjiptit, Ayman al-Muqaddam.

Por, zoti Muqaddam tha se ekspertët ende po mbledhin informacione dhe se është shumë herët të shpallen konkluzionet e punës së tyre.

Sipas tij, hetuesit po i shqyrtojnë të gjithë skenarët e mundshëm, raporton agjencia Reuters nga Kajroja.

Shërbimet e inteligjencës perëndimore kanë sugjeruar se tragjedia, në të cilën janë vrarë të 224 udhëtarët, shumica prej tyre shtetas të Rusisë, ishte shkaktuar nga bomba, që ka eksploduar brenda aeroplanit.

XS
SM
MD
LG