Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Babai frikësohet për të birin e tij shkencëtar atomik i arrestuar


Sharhram Amiri

Sharhram Amiri

Asgar Amiri, babai i shkencëtarit atomik të arrestuar iranian, Shahram Amiri, thotë se frikësohet për sigurinë e tij.

Babai i tha rrjetit BBC në gjuhën persishte se atij nuk i ishte lejuar ta vizitoj ose të flas me të birin, për më tepër se një vit.

Në shtator të vitit të kaluar, kur e kishte parë për herë të fundit, djali i tij, i cili mbahet në një lokacion sekret, “nuk dukej mirë”, tha Asgar Amiri.

Shahram Amiri, në të 30-tat, ishte zhdukur në Arabinë Saudite në vitin 2009, dhe ishte paraqitur në Shtetet e Bashkuara pas një viti.

Në një varg të video regjistrimeve, ai së pari kishte pretenduar se ishte rrëmbyer nga agjentët e Shteteve të Bashkuara dhe të Arabisë Saudite, pastaj tha se jetonte lirisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa përfundimisht kishte shpallur se dëshironte të kthehej në shtëpi.

Sharham Amiri u kthye në Iran në korrik të vitit 2010 dhe u bashkua me gruan dhe djalin e tij.

Më vonë u raportua se ishte dënuar me burg.

XS
SM
MD
LG