Ndërlidhjet

Egjipt: Dëgjim i zhurmës në sekondën e fundit të aeroplanit


Familjarët e pikëlluar për vdekjen e të afërmëve të tyre në aeroplanin e rrëzuar

Familjarët e pikëlluar për vdekjen e të afërmëve të tyre në aeroplanin e rrëzuar

Shefi i Komitetit hetues të Egjiptit, Ayman el-Muqadem, thotë se zhurma mund të dëgjohet në sekondën e fundit të incizimit të zërit në kabinën e pilotëve të aeroplanit rus të udhëtarëve, që është rrëzuar më 31 tetor në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Megjithatë, ai theksoi se është shumë herët të përcaktohet shkaktari i shkatërrimit të aeroplanit gjatë fluturimit, pasi, sipas tij, ekspertët ende po mbledhin informacione.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë cituar raporte të inteligjencës, që sugjerojnë se aeroplani me udhëtarët që fluturonte nga pushimorja, Sharm el-Sheik në Sinai, për në Shën Petersburg të Rusisë, është shkatërruar nga bomba në aeroplan.

Të 224 njerëzit në aeroplan, shumica prej tyre shtetas rusë, janë vrarë.

Një grup në Gadishullin Sinai, i afërt me militantët e Shtetit Islamik, tha se e ka rrëzuar aeroplanin, por nuk ka orfuar prova.

Zoti el-Muqadem tha se shkatërrimi ka ndodhur në minutën e 23-të të fluturimit, derisa autopiloti ishte ende i angazhuar, ndërsa copat e aeroplanit ishin shpërndarë nëpër një territor më të gjërë se 13 kilometra, që “është në përputhje me shkatërrimin gjatë fluturimit”.

XS
SM
MD
LG