Ndërlidhjet

logo-print

Mijanmar: Zgjedhjet e para të lira në 25 vitet e fundit


Liderja opozitare Aung San Suu Kyi

Liderja opozitare Aung San Suu Kyi

Në Mijanmar (i njohur me emrin e përparshëm Birmani) sot janë mbajtur zgjedhjet e para të lira në 25 vitet e fundit.

Tashmë vendvotimet janë mbyllur, ndërsa zyrtarë të zgjedhjeve thanë se pjesëmarrja në votime ishte 80%.

Lidhja Kombëtare për Demokraci, e udhëhequr nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, pritet të fitoj, por sipas një amandamenti kushtetues, ajo e ka të ndaluar që vetë të bëhet presidente, meqë bashkëshorti i saj i ndjerë dhe djemtë janë shtetas britanikë.

Në zgjedhje kanë votuar afro 30 milionë banorë, ndërsa pjesës më të madhe të 1.1 milion pjesëtarëve të persekutuar të pakicës myslimane, Rohingya, nuk u është lejuar votimi.

Në këto zgjedhje, kanë marrë pjesë 91 parti dhe kandidatët e tyre, por votimet në masë të madhe shihen si garë ndërmjet Lidhjes Kombëtare për Demokraci dhe Unionit Solidariteti dhe Partia e Zhvillimit në qeveri.

Prej 664 vendeve në parlament, 25% janë të rezervuara për ushtri.

Në vitin 1990, Aung San Suu Syi i pat fituar zgjedhjet, por ushtria i pat injoruar rezultatet e votimeve.

Tash, nëse partia e saj fiton dhe është në gjendje ta formoj qeverinë, ajo ka thënë se do të jetë forcë pas presidentit të ri.

XS
SM
MD
LG