Ndërlidhjet

SHBA: Përurohet monumenti i viktimave të urisë në Ukrainë


Maryna Poroshenko para Monumentit Holodomor në Uashington

Në Uashington mbrëmë është zbuluar një monument përkujtues për miliona ukrainas, që vdiqën në periudhën e urisë në Ukrainë, në vitet 1932-33.

Ukrainasit i referohen kësaj urie si Holodomor, që do të thotë “vdekje nga uria” dhe e fajësojnë regjimin e diktatorit Jozef Stalin për uri të qëllimshme të meshkujve, femrave dhe fëmijëve.

Ky monument, një pllakë e bronxtë duke qëndruar në bazament guri që tregon fushat e bimëve të grurit, simbolizon konfiskimin e drithërave nga sovjetikët.

Në ceremoninë e përurimit të monumentit në qendër të Uashingtonit, ishte e pranishme edhe Maryna Poroshenko, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Me këtë rast, është transmetuar edhe një videofjalim i presidentit Poroshenko.

“Uria ishte përpjekje për t’i detyruar ukrainasit të gjunjëzohen, të privoheshin nga dinjiteti, të shkatërrohej identiteti kombëtar dhe për ta vrarë shpresën e ukrainasve për të drejtën e krijimit të fatit të tyre në tokën e vet”, tha Poroshenko në këtë video.

XS
SM
MD
LG