Ndërlidhjet

Rusi: Nga Egjipti janë kthyer 11 mijë turistë


Udhëtarët rusë dhe britanikë presin në aeroportin Sharm el-Sheik për tu larguar nga Egjipti

Udhëtarët rusë dhe britanikë presin në aeroportin Sharm el-Sheik për tu larguar nga Egjipti

Rusia i ka kthyer nga Egjipti afro 11 mijë turistë gjatë ditës së djeshme, ndërsa pritet numër edhe më i madh i turistëve rusë që të kthehen gjatë ditës së sotme.

Turistëve rusë u lejohet të kenë vetëm nga një valixhe të dorës, ndërsa pjesën tjetër autoritetet do ta sjellin me një aeroplan transportues. Kjo gjë reflekton shqetësim të qartë për siguri dhe për kontrollin e valixheve në aeroport.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Arkady Dvorkovich, tha se i pari prej tri ekipeve të inspektorëve të Rusisë, është dërguar në Egjipt për t’i shikuar kushtet e sigurisë në aeroportet e atjeshme.

Të 224 njerëzit në aeroplanin rus të udhëtarëve janë vrarë më 31 tetor pas rrëzimit në Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Vlerësohet se afro 80 mijë rusë gjenden në Egjipt, kryesisht në pushimoret Sharm el-Sheik dhe Hurghada.

XS
SM
MD
LG