Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Presidenti i kritikon mediat e linjës së fortë


Hassan Rohani

Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohanai, i ka kritikuar mediat e linjës së fortë në Iran, duke sugjeruar se disa prej tyre po punojnë si “polici e fshehur”, pas valës së arrestimeve aktuale nga ana e Gardës Revolucionare të Iranit, e cila ka për qëllim goditjen e ndikimit perëndimor.

Në fjalimin e tij sot në Teheran, në një panair të mediave, zoti Rohani theksoi se derisa disa gazeta iraniane vazhdimisht janë në shënjestër të autoriteteve, të tjerat gëzojnë lidhje të afërta me shërbimet e sigurimit të Iranit.

“Duke i lexuar titujt e tyre, ju e dini se kush do të arrestohet nesër”, tha Rohani.

Së paku pesë gazetarë janë arrestuar gjatë ditëve të fundit në Iran, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, ndërsa të tjerët raportohet se janë ftuar në biseda dhe janë kërcënuar nga njësitet e inteligjences së Gardës Revolucionare të Iranit.

XS
SM
MD
LG