Ndërlidhjet

Turkmeni: Ndërtohet gazsjellësi me vlerë 10 miliardë dollarë


Ilustrim i ndërtimit të një gazsjellësi
Ilustrim i ndërtimit të një gazsjellësi

Mediat shtetërore të Turkmenisë kanë raportuar se presidenti i këtij vendi, Gurbangul Berdymukhammedov, i ka urdhëruar kompanitë shtetërore, që ta fillojnë ndërtimin e gazsjellësit nga Turkmenia për në Afganistan, Pakistan dhe Indi.

Ky gazsjellës me gjatës prej 1,800 kilometrash, vlerësohet se do të kushtoj më se 10 miliardë dollarë amerikanë.

Turkmenia, që është e pasur me naftë, varet nga Kina për pjesën më të madhe të shitjes së gazit të saj.

Ky gazjsellës shihet si mundësi kryesore për këtë vend të izoluar në Azinë Qendrore, që të gjejë rrugë të tjera për intensifikimin e eksportit të gazit të tij.

XS
SM
MD
LG