Ndërlidhjet

logo-print

Novak Gjokoviq triumfoi në Paris


Novak Gjokoviq

Novak Gjokoviq

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, arriti edhe një sukses të madh gjatë këtij viti, pasi sot në finale të turneut në Paris e mundi britanikun, Andy Murray, me rezultat 2:0 në seta.

Kështu Gjokoviq u bë tenisti i parë që i ka fituar gjashtë tituj të kategorisë Masters gjatë një viti kalendarik.

Ky ishte rasti i parë në 25 vitet e fundit, që në finalen e Parisit të takoheshin dy lojtarët më të mirë të botës, që janë të plasuar në dy vendet e para të listës ATP.

Novak Gjokoviq është i pari, ndërsa Andy Murray i dyti.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Gjokoviqit në Paris.

XS
SM
MD
LG