Ndërlidhjet

Fabius: Putini merr pjesë në konferencën klimatike në Paris


Pamje e Kullës së Ajfelit në Paris
Pamje e Kullës së Ajfelit në Paris

Franca thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë pjesëmarrës i konferencës për klimë të Kombeve të Bashkuara në Paris.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, u tha sot reporterëve se më 30 nëntor kur hapet ky samit, do të marrin pjesë më se 100 shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve nga e gjithë bota, përfshirë “presidentin e Shteteve të Bashkuara, kryeministrin e Kinës dhe presidentin e Rusisë”.

Kremlini ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Putinit në bisedimet e ashtuquajtura COP 21, që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes së re ndërkombëtare për mbajtjen e nxehjes globale nën 2 shkallë Celsius.

Organizuesit presin që në samitin e Parisit, që do të zgjasë deri më 11 dhjetor, do të marrin pjesë së paku 40 mijë njerëz, përfshirë mijëra aktivistë nga grupet ambientale dhe të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG