Ndërlidhjet

Presidenti iranian Rohani kritikon mediat në Iran


Foto arkivi.
Foto arkivi.


Presidenti iranian Hassan Rohani ka kritikuar disa media, të cilat ai i ka cilësuar si media “të vijës së ashpër”, duke i akuzuar disa nga ato, për lidhje të afërta me sigurimet e inteligjencës.

Në një fjalim, në panair mediave në Teheran, Rohani ka thënë se derisa disa gazeta iraniane janë në shënjestër, në mënyrë të vazhdueshme të autoriteteve, disa media tjera, gëzojnë lidhje të ngushta me shërbimet e sigurimit të vendit.

"Duke lexuar titujt e tyre, ju e dini kush do të arrestohet nesër," ka thënë ai.

Të paktën pesë gazetarë janë arrestuar në Iran në ditët e fundit, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me bazë në New York, ndërsa të tjerët thuhet se janë thirrur dhe kërcënuar nga njësia e inteligjencës së Garda Revolucionare Islamike.

Arrestimet duket të jetë një reagim i ashpër kundër marrëveshjes historike nuklear të Iranit, të arritur me fuqitë botërore në korrik, si dhe pjesë e përpjekjeve për të shtypur atmosferën politike para zgjedhjeve kombëtare, në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Rohani dhe ministrat e tij kanë shprehur dëshirën për marrëdhënie më të mira me Perëndimin, lideri suprem, Ali Khamenei, e ka bërë të qartë se marrëveshja nuk duhet të rezultojë në një afrim me Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG