Ndërlidhjet

Kroaci: Konservatorët prijnë në zgjedhjet parlamentare


Foto nga votimi.

Foto nga votimi.

Opozita konservatore në Kroaci, është duke udhëhequr gjatë numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të vendit që u mbajtën, në mes të vështirësive ekonomike dhe një rritje masive të migrantëve.

Me rreth 50 për qind të votave të numëruara, tregojnë se konservatorët, të udhëhequr nga ish-shefi i inteligjencës Tomislav Karamarko, kanë fituar 60 vende në parlament, ndërsa Social Demokratët, të udhëhequr nga kryeministri i tanishëm Zoran Milanoviç, ka fituar 53 vende.

Rezultatet e pjesshme sugjerojnë se as blloku nuk ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e 8 nëntor, për të udhëhequr e vetme, me vendin.

Kësisoj ata do të varet nga disa parti të vogla për të formuar koalicionin.

"Kroacia ka vendosur për një ndryshim," tha Milanoviç.

"Ne nuk mund ta bëjë këtë vetëm."

Analistët thonë se një kthim në pushtet i konservatorëve mund të ndikojë në fluksin e migrantëve që janë duke kaluar nga Kroacia, për në vendet tjera të BE-së.

Që nga shtatori, në Kroaci kanë hyrë më shumë se 330 mijë migrantë, nga Lindja e Mesme.

XS
SM
MD
LG