Ndërlidhjet

logo-print

Sot takohen Obama, Netanjahu


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu do të takohet sot me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Në takim pritet të diskutohet për trazirat, mes izraelitëve dhe palestinezëve, javëve të fundit.

Gjashtë izraelitë janë plagosur në tre incidente, të dielën. Një sulmues palestinez u vra dhe një tjetër është lënduar.

Kjo është hera e parë që liderët po takohen, që kur Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje për programin bërthamorë me Iranin, në muajin korrik.

Marrëveshja, e cila kufizon programin bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve, u quajt "një gabim i keq" nga Netanyahu, i cili tha se ishte "një rrugë e sigurt për armët bërthamore".

Gjatë bisedimeve të sotme pritet, edhe për bëhet edhe një marrëveshje të re për ndihmë ushtarake, nga SHBA për Izraelin.

XS
SM
MD
LG