Ndërlidhjet

Opozita në Birmani prinë në zgjedhje


Aung San Suu Kyi.
Aung San Suu Kyi.


Një zëdhënës i opozitës në Birmani, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) ka thënë se partia ka fituar rreth 70 për qind të votave, të numëruara deri tani në shkallë vendi, në zgjedhjet e së dielës.

Ndërkaq, kryetari i ngarkuar i partisë në pushtet, e cila mbështetet nga ushtria, Partia për Bashkim, Solidaritet dhe Zhvillim, ka pranuar humbjen e zgjedhjeve.

Nëse konfirmohen rezultatet zyrtare, atëherë partia e lideres opozitare Aung San Suu Kyi, do ta drejtojë vendin me një fitore të shumicës dërrmuese.

Por mbetet e paqartë nëse NLD do të fitojë vende të mjaftueshme parlamentare të nevojshme për të marrë kontrollin ekzekutiv.

Kjo për shkak se Kushtetuta e hartuar nga sundimtarët ushtarakë të Birmanisë automatikisht ia jep 25 për qind të ulëseve të parlamentit ushtrisë.

Autoritetet zgjedhore do të shpallin rezultatet e para sot gjatë gjithë ditës, por rezultatet finale pritet të shpallen nesër, më 10 nëntor.

Zgjedhjet janë parë si një pikë referimi, të kalimit të vendit drejt demokracisë, nga një diktaturë ushtarake.

XS
SM
MD
LG