Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa kërkon përkrahjen e Lituanisë për liberalizimin e vizave


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Lituani, është pritur sot në takim nga kryeministri i Republikës së Lituanisë, Algirdas Butkevičius.

Gjatë takimit ndërmjet dy kryeministrave, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës, njofton zyra për media e qeverisë.

“Theksova sot, edhe nevojën tonë që të kemi përkrahjen e Lituanisë për liberalizimin e vizave, sepse jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kemi mbetur akoma me regjim të vizave dhe me kufizim të lëvizjes, që kryesisht ndikon tek shkollimi i të rinjve, por edhe te bizneset,” ka thënë kryeministri Mustafa.

Ndërsa kryeministri Algirdas Butkevičius, e ka vlersuar lartë vizitën e Mustafës, dukeftura thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Ne duhet të synojmë të kemi bashkëpunim më të mirë tregtar dhe ekonomik. Ftojmë bizneset nga të dy vendet që të shfrytëzojnë mundësitë dhe shanset që vijnë nga pozita gjeografike e dy shteteve”, tha kryeministri Butkevičius.

Gjatë qëndrimit në Lituani, kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime edhe me autoritetet tjera politike, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG