Ndërlidhjet

Vdesin dy oficerë ushtarak në Taxhikistan


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Dy oficerë nga një komision ushtarak, i cili është përgjegjës për rekrutim, në Taxhikistan, janë goditur me thikë për vdekje, në kryeqytetin Dushanbe.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Tajik Faridun Mahmadaliev tha se një grup i sulmuesve të panjohur me thika, kanë sulmuar katër oficerë nga komisioni ushtarak, duke vrarë dy prej tyre dhe duke plagosur, rëndë dy të tjerë.

Ai tha se ministria ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë dollarëve për informacionin shtesë që çojnë në kapjen e sulmuesve.

Sipas Mahmadaliev, sulmi nuk kishte lidhje me rekrutimin ushtarak, që filloi më 1 tetor.

Autoritetet taxhike janë kritikuar për vite për detyrimin e të rinjve për të shkuar në ushtri.

Burrat e moshës 18-27 vjeçare duhet të shërbejë, të paktën dy vjet në ushtrinë e Taxhikistanit.

XS
SM
MD
LG