Ndërlidhjet

logo-print

UNESCO nis punimet, Serbia kërkon shtyrje


UNESCO, foto arkivi

UNESCO, foto arkivi

Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s ka nisur punimet për ditën e sotme, në të cilën do të vendoset nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Delegacioni serb ka paraqitur kërkesën për ta shtyrë pikën e sotme të rendit të ditës, e cila kërkesë, nëse votohet për, e shtyn anëtarësimin e Kosovës në UNESCO deri në punimet e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme, më 2017.

Deri më tash, kërkesën e Serbisë e ka refuzuar Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, kurse në përkrahje të saj ka dalë Rusia, Argjentina dhe Kuba.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që ka hapur rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

XS
SM
MD
LG